Shitje: +355 44300 123 Suport: +355 44300 001 E-mail: Info@abissnet.al
Kalo te përmbajtja kryesore

Deklarata e Aksesueshmërisë

Informacion zyrtar mbi masat e aksesueshmërisë dhe kanalet e asistencës/ankesave.

Deklaratë zyrtare Aksesueshmëri
E fundit e përditësuar: Janar 2026

Audio përshkruese

0:00 0:00

Kushtet e përgjithshme të Kontratës Tip dhe mënyra e kontaktimit për asistencë/ankesa.


Abissnet sh.a.

1. Angazhimi për akses dhe përfshirje

Abissnet sh.a. është kompani shqiptare që ofron shërbime interneti, transmetimi televiziv dhe zgjidhje profesionale për biznes. Shoqëria angazhohet të ofrojë shërbime të aksesueshme, të përballueshme dhe të përshtatura për të gjithë klientët, përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Ne besojmë se interneti, shërbimet digjitale dhe zgjidhjet e biznesit janë thelbësore për jetën moderne dhe zhvillimin ekonomik, prandaj duhet të jenë të arritshme për të gjithë, pa përjashtim.

Në kushtet e rritjes së kostos së jetesës dhe të kostove operative në sektor, Abissnet synon të ruajë një raport të drejtë të çmimeve dhe të ofrojë paketa konkurruese e zgjidhje fleksibël, duke siguruar që përmirësimet e aksesueshmërisë të mos përjashtojnë asnjë grup pajtimtarësh.


2. Qëllimi dhe baza ligjore

Kjo Deklaratë e Aksesueshmërisë hartohet në zbatim të detyrimeve të parashikuara në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4 dhe neni 3/10), në Kodin e Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s nr. 60, datë 10.07.2023, si edhe në zbatim të pikës 4 të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, miratuar më 30.10.2025.


3. Fusha e zbatimit

Kjo deklaratë zbatohet, ndër të tjera, për:

  • Faqen zyrtare online të Abissnet sh.a., www.abissnet.al (në vijim “Faqja”).
  • Llogaritë/kanalet zyrtare të Abissnet sh.a. në platformat e shpërndarjes së videove, në masën që përmbajtja audiovizive publikohet dhe menaxhohet nga Abissnet.

4. Funksionalitetet e aksesueshmërisë të ofruara aktualisht në Faqe

Për të lehtësuar përdorimin e Faqes nga persona me vështirësi në shikim dhe/ose dëgjim, Abissnet ka implementuar, ndër të tjera:

4.1 Modalitete kontrasti / lexueshmërie

  • Normal
  • Dark Mode
  • High Contrast

4.2 Personalizimi i madhësisë së tekstit

Opsione për zvogëlim apo rritje të madhësisë së tekstit (A-, A, A+), sipas nevojave të përdoruesit.

4.3 Lexim zanor i tekstit (Text-to-Speech)

Funksionalitet “Lexo” për lexim zanor të teksteve të përzgjedhura nga përdoruesi.

4.4 Seksion i dedikuar dhe kanali i asistencës

Në Faqe është vendosur një seksion informues për aksesueshmërinë (përfshirë këtë Deklaratë) dhe linja kontakti për asistencë/ankesa (shih pika 7).


5. Shërbime dhe asistencë për pajtimtarët me aftësi të kufizuara

Abissnet është e angazhuar për trajtim të barabartë dhe akses të plotë në shërbimet e saj, si për shërbimet rezidenciale ashtu edhe për ato biznes.

Ne ofrojmë:

  • Asistencë të dedikuar nga stafi i trajnuar;
  • Komunikim të qartë dhe të thjeshtuar për kontrata, fatura dhe procedura;
  • Mbështetje prioritare në rast problematikash teknike, sipas natyrës së çështjes dhe mundësive operacionale.

5.1 Aksesueshmëria sipas kategorive

a) Persona me vështirësi në shikim

Abissnet ofron:

  • Kontrata dhe dokumentacion në format të lexueshëm dhe të kuptueshëm zanor;
  • Sqarime verbale të detajuara për çdo shërbim (internet, TV, shërbime të tjera);
  • Asistencë telefonike dhe fizike në pikat e shërbimit.

b) Persona me vështirësi në dëgjim dhe/ose të folur

Abissnet ofron komunikim përmes linjave me shkrim, përfshirë:

  • Email, chat dhe rrjete sociale (sipas kanaleve zyrtare);
  • Mundësi komunikimi me shkrim për çdo kërkesë apo problematikë.

c) Persona me vështirësi në lëvizje

Për klientët që e kanë të vështirë paraqitjen fizike, Abissnet ofron:

  • Aplikim dhe aktivizim online të shërbimeve;
  • Pagesë online dhe menaxhim kontrate në distancë;
  • Nënshkrim dhe Instalim në ambientin e klientit (shtëpi, zyrë, biznes) nga ekipet teknike, sipas politikave operacionale.

6. Trajnimi i stafit

Stafi i Abissnet trajnohet periodikisht për trajtimin me respekt dhe profesionalizëm të çdo klienti, kuptimin e nevojave specifike të personave me aftësi të kufizuara dhe ofrimin e zgjidhjeve të përshtatura.


7. Kontakti për aksesueshmëri, kërkesa dhe ankesa

Nëse hasni vështirësi në përdorimin e Faqes ose keni nevojë për informacion në format alternativ, mund të na kontaktoni për asistencë përmes kanaleve zyrtare:

Seksioni
Website
Call Center / Support
Rrjete sociale
Abissnet Albania (kanalet zyrtare)
Dyqanet

Abissnet synon të japë përgjigje brenda një afati të arsyeshëm dhe, kur është e mundur, të ofrojë zgjidhje alternative të aksesueshme.


8. Procedura e ankimit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)

Në rast se nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e Abissnet ose me mënyrën e trajtimit të kërkesës/ankesës suaj, keni të drejtë t’i drejtoheni Autoritetit përkatës, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.


9. Plani i përmirësimit progresiv dhe përditësimi i deklaratës

Abissnet mban dhe zbaton një plan të brendshëm masash për përmirësimin progresiv të aksesueshmërisë në shërbimet online, me afate dhe përgjegjësi të përcaktuara. Kjo deklaratë rishikohet dhe përditësohet periodikisht për të reflektuar zhvillimet teknologjike, nevojat e klientëve dhe kërkesat rregullatore.