Ofruesi i parë i internetit në Shqipëri
Misioni ynë është i thjeshtë: të lidhim çdo shtëpi dhe biznes në Shqipëri me një internet të pastër fibër optik, të qëndrueshëm dhe të sigurt — i mbështetur nga njerëz që kujdesen vërtet.
Pionierë të internetit shqiptar
Abissnet u themelua në vitin 1998 si ofruesi i parë i shërbimit të internetit (ISP) në Shqipëri.
Që në fillimet e internetit ne besuam te fuqia e lidhjes për të transformuar mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë dhe komunikojnë. Nga fillimi e deri tek rrjeti i fuqishem qe kemi sot 100% me fibër optike, ne kemi punuar per ta rritur vazhdimisht infrastrukturën tonë për t'i dhënë njerezve sherbimin me te mire te kohes
Sot, mbi 100 klientë në të gjithë Shqipërinë lidhen me Abissnet — dhe jemi renditur #1 për shërbimin ndaj klientit. Me një rrjet dyqanesh në çdo qytet kryesor dhe një uptime prej 99.9%, mbetemi pranë komunitetit që shërbejmë çdo ditë.
#1
për shërbim ndaj klientit
Misioni ynë
Të ofrojmë internetin më të shpejtë, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt në Shqipëri — i aksesueshëm për çdo familje dhe biznes, i mbështetur nga një shërbim njerëzor që vendos klientin gjithmonë në qendër.
Vizioni ynë
Një Shqipëri plotësisht e lidhur me fibër optike, ku shpejtësia 10G nuk është e ardhmja por e tashmja — dhe ku teknologjia jonë fuqizon arsim, ekonomi dhe komunitete më të forta në çdo qytet.
Çfarë na udhëheq çdo ditë
Katër parime që formësojnë çdo vendim, çdo lidhje dhe çdo bisedë me klientët tanë.
Inovacion
Investojmë vazhdimisht në teknologjinë më të fundit, nga XGSPON te shpejtësia 10G, që Shqipëria të jetë gjithmonë një hap përpara.
Besueshmëri
Rrjet me uptime 99.9% dhe infrastrukturë fibër optike 100% — një lidhje që nuk të lë në baltë kur ke më shumë nevojë.
Klienti në qendër
Renditur #1 për shërbim ndaj klientit. Çdo kërkesë trajtohet nga njerëz realë që kujdesen për përvojën tënde.
Cilësi
Pa kosto të fshehura, pa kompromis. Vetëm shërbim premium, transparencë dhe standarde që i mbajmë me krenari.
Nga 1998 te 10G
Mbi dy dekada inovacion të vazhdueshëm, gjithmonë në krye të teknologjisë në Shqipëri.
Themelimi
Abissnet lind si ofruesi i parë i internetit në Shqipëri, duke hapur rrugën për epokën dixhitale të vendit.
Zgjerimi
Ndërtojmë rrjetin tonë të fibrës optike dhe një rrjet dyqanesh në të gjithë Shqipërinë.
10G sot
Konvertojmë zonat në teknologjinë XGSPON dhe sjellim shpejtësinë revolucionare 10G në shtëpitë dhe bizneset shqiptare.
Bashkohu me familjen Abissnet
Mbi 100 klientë në të gjithë Shqipërinë na besuan për shpejtësi, siguri dhe një shërbim që i vendos ata gjithmonë në qendër.